“Do bëhet trajner i madh”, CR7 thur elozhe për Carrick dhe i uron mirëseardhjen Rangnick

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo ka komentuar largimin e Michael Carrick nga pozicioni i trajnerit të përkohshëm te Manchester United.

Carrick e ka pasur edhe shok ekipi tek United, teksa CR7 shprehet i bindur që anglezi do të bëhet një trajner i suksesshëm.

Në të njëjtën kohë, sulmuesi i “Djajve të Kuq” uron edhe trajnerin e ri Ralf Rangncik në stolin e skuadrës angleze.

Carrick ka qenë një futbollist klasi dhe ka të gjithë shanset për t’u bërë një trajner i madh. Asgjë nuk është e pamundur për atë djalosh.

Unë ndihem krenar që kam luajtur në një skuadër me të dhe që e kam pasur trajner në pankinën tonë.

Por, tani është momenti t’i themi mirë se erdhe Rangnick. Le të rinisemi edhe njëherë”, deklaroi ylli portugez i Manchester United./ Super Sport


Top Channel

You may also like