Djali me dron që shkatërroi autokolonën ruse

by admin
Spread the love

Një adoleshent përdori dronin e tij për të ndihmuar ushtrinë ukrainase në lokalizimin e një autokolone të madhe ruse që po i drejtohej Kievit në ditët e para të luftës.

Andrii Pokrasa është vetëm 15 vjeç dhe në Ukrainë tashmë ai është një hero. Ai jetonte në periferi të kryeqytetit kur ngriti dronin e tij dhe lokalizoi autokolonën ruse në autostradën që të çon në Kiev. Djali ia dha koordinatat babait të tij, i cili ia përcolli më pas ushtrisë ukrainase.

Vetëm pak minuta më pas, artileria ukrainase zbarkoi në autostradën pranë Berezivka dhe shkatërroi autokolonën afërsisht 30 kilometra nga kryeqyteti i Kievit.

Por nuk u mbyll këtu. Ushtria i dha djalit më pas një dron tjetër më të avancuar, duke e ndihmuar edhe më tej ushtrinë ukrainase. “Djali ishte i vetmi që kishte përvojë në përdorimin e dronëve në atë rajon”, tha për Global News, Yurii Kasjanov, komandanti i një njësie të mbrojtjes territoriale. “Ai është një hero i vërtetë. Një hero i Ukrainës”, shtoi ai.

Rruga Press

You may also like