Në një intervistë për “Ditë e re”, Dj Sardi ka zbuluar disa detaje për emrin e djalit të tij, Zais duke treguar se ky është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, ndërsa emri i mesëm Denzel është vendosur nga kumbari i të voglit, Alesio Alia, menaxheri i artistëve që jeton në Australi.
“Nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë, Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër sepse babi me emrin Sardi, mami Jonisa, për djalin duhej një emër i veçantë. Kemi pasur disa alternativa por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë. Alesio ia vuri Denzel emrin e pagëzimit. Ne kishim me qejf emrin Zayn, pastaj Zais. Kishim shumë mendime. Kur na vinin emra sugjerime mendonim prit se kishim Zais dhe ishte unik. Djali më ngjan mua”, tha Sardi.
Dj i njohur dhe partnerja e tij u bënë prindër për herë të parë disa muaj më parë./revistawho.com
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");