Dj PM e pyet Sarën nëse i pëlqen, konkurrentja sikletoset dhe refuzon të përgjigjet – Shqip

by admin
Spread the love

22:54 | 7 Nentor 2021

Marrëdhënia mes Sarës dhe Pajtimit sa vjen dhe po bëhet më interesante.

Dj PM, siç njihet në publik, shfaqi që në momentet e para të hyrjes pëlqimin për blogeren.

Që nga ai moment ai nuk ka hezituar që të ngacmonte dhe provokonte Sarën lidhur me këtë aspekt.

Ditën e sotme ai e pyeti se me sa persona nga Tirana ajo është frekuentuar, pyetje të cilën ai e mbështeti në faktin se ishte tepër xheloz.

“Jam tepër xheloz, a mund të di me sa djem nga Tirana ke dalë?”, pyeti ai.

Gjithashtu, mbasditen e sotme Pajtimi i deklaroi bukuroshes se kishte një pëlqim ndaj saj.

“Të pëlqej se je femër e brishtë, nuk guxoj të të ndryshoj”, tha ai.

Disa minuta më pas, ai i drejtoi Sarës një pyetje akoma edhe më të drejtëpërdrejtë: A ke pëlqim për mua?

Kësaj pyetje Sarah refuzoi t’i përgjigjej, por nga ana tjetër nuk e fshehu as sikletin.

You may also like