Dj Dagz nuk i njeh “The doors” dhe kjo mjaftoi që të kryqëzohej…

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e kaluar Semi ka treguar se i ka dedikuar një tatuazh Bojkenit fill pas ndarjes së tyre. Ajo i ka treguar Dj Dagz se ia kishte premtuar ndaj dhe vendosi të bëjë tatuazh tekstin e një prej këngëve të grupit të tij të preferuar, “The Doors”.
Në spektaklin e të premtes Semi kishte treguar me anë të një loje se një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj do mbetet gjithmonë Bojkeni dhe se e dojë përherë në formë të shëndetshme.
Ajo e ka përmendur shpeshherë brenda shtëpisë, e madje ka shprehur dhe dëshirën për ta takuar.
Sakaq Dj Dagz e ka pyetur një moment Semin se çfarë janë “The doors”, duke treguar se nuk e njeh grupin. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin komentet për njohuritë e Dagz.
Arbër është futur në shtëpinë e Big Brother Vip si Dj, ndaj dhe reagimi i tij ndaj një grupi muzikor të vjetër si “The Doors” ka sjellë shumë reagime në rrjet./revistawho.com

You may also like