Dizeli u shtrenjtua për dy denarë

by admin
Spread the love




Dizeli nga sonte në mesnatë do të rritet për 2 denarë për litër, ndërsa çmimet për derivatet tjera mbeten të njëjtat, ka vendosur sonte Komisionit Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE).

Me vendimin bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.85 për qind.

Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82.00 denarë, ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 84.00 denarë.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 86.00 denarë për litër.

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 81.00 denarë.


You may also like