Divorcohet sërish Al Pacino – Shqip

by admin
Spread the love

3 muaj më parë u bë baba në moshën 83-vjeçare

3 muaj më parë, Al Paçino bëri bujë në media pas lajmit se u bë baba në një moshë tepër të madhe, 83 vjeç.

Por me ardhjen në jetë të djalit Roman, gjërat mes tij dhe partneres nuk paskan shkuar aspak mirë dhe tani vjen lajmi se ai është ndarë nga Nur Alfallah që është 53 vite më e re.

Mediat në Shtetet e Bashkuara shkruajnë se 29-vjeçarja ka paraqitur në gjykatën e Los Anxhelesit, kërkesën për kujdestarinë e djalit të tyre.

Sipas mediave, në kërkesën e saj ligjore, producentja kinematografike kërkon që Al Paçino ndër të tjera t’i mbulojë shpenzimet për rritjen e fëmijës, por pranon ta lejojë ta shohë dhe të kalojë kohë me të sa herë të dojë.

Nuk dihen ende detaje specifike se për çfarë janë ndarë, por Al Paçino dhe Nur Alfallah nisën romancln e tyre në Prill të vitit të kaluar. Ylli i kinemasë ka edhe 3 fëmijë nga martesat e mëparshme.

Tv Klan

You may also like