Dita pa makina, ja cilët janë rrugët ku do të kufizohet qarkullimi në Tiranë dhe në disa qytete të vendit

by admin
Spread the love

Këtë të dielë jo vetëm në Tiranë, por në disa qytete të vendit do të jetë “dita pa makina”, ku në vendimin e fundit të qeverisë, është vendosur që çdo e dielë e parë e muajit, do të jetë “Dita pa makina” si një nismë për të kursyer karburant.

Kryeministri Edi Ram, përmes një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me këtë vendim theksonte se nëse gjatë javës e kanë të pamundur që ta fikin makinën, e rëndësishme është që atë ta zbatojnë një ditë pushimi në muaj.

Postimi:

“Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, shkruante kryeministri Rama.

Kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve:

Tiranë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.Ë.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Fier: Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).

Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;

Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”

Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.

Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës

Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Berat: Do te mbyllet aksi rrethrrotullim “Ypsiloni”-rrethrrotullim “Ura e Gorices” dhe “Shetitorja Osumi”.

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Durrës: Bulevardi Dyrrah-rruga Grigor Durrsaku

Rruga Aleksandër Goga duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi

Iliria-Bulevardi Epidam deri te Torra Veneciane.

Korçë: Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00.

Lezhë: Bulevardi “Gjergj Fishta” nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit”Besëlidhja”;
Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Lushnjë: Shëtitorja “Kongresi” nga Banka Raiffeisen deri te “Sheshi i Qytetarëve”
Rruga “Misto Mame” nga Gjimnazi “18 tetori” deri tek kryqëzimi “Labëria”

You may also like