Dita e Asllanit! Interi dhe Empoli mbyllin sot transferimin e shqiptarit në Milano

by admin
Spread the love

Mesfushori shqiptar i Empolit, Kristjan Asllani është shumë pranë transferimit tek Interi. Ditën e sotme do të mbahet një takim shumë i rëndësishëm mes klubeve, që pritet të jetë vendimtar për transferimin e lojtarit të ri nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Do të diskutohen detajet finale të marrëveshjes, që nuk parashikon një pagesë të plotë dhe të menjëhershme të klubit ziklatër në arkat e Empolit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi do të përfshijë edhe një lojtar në tratativë dhe me shumë mundësi te klubi toskan do të përfundojë uruguaiani Satriano, që sezonin e fundit ishte në huazim te Brest. / Oversport.tv

You may also like