Disa të shoqëruar gjatë protestës së sotme, reagon Bujar Leskaj dhe lëshon mesazhin e fortë

by admin
Spread the love

Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka reaguar me protestën e dytë që u zhvilluar sot pranë kryeministrisë për rritjen e çmimeve.

“Por, në ditën e dytë të protestave pashë skenat ku arrestoheshin qytetarë dhe aktivistë, të cilët me sinqeritet, guxim dhe qytetari, bënë atë që duhet të bënte opozita: Protestuan për të drejtat e tyre dhe kundër këtij sekti”, shkruan Leskaj.

Postimi i Leskajt:

“Protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në demokraci!

Dhe sot në Shqipëri, vetëm protestat na kanë ngelur për t’u përballur me këtë sekt armiqësor ndaj shqiptarëve, për t’u përballur me korrupsionin galopant, shtrenjtësinë e jetës, abuzimin dhe varfërimin e tejskajshëm të shqiptarëve.

Mosbindja civile dhe protestat janë mjete demokratike për të refuzuar çdo formë të qeverisjes dhe vendimmarrjeve diktatoriale dhe tregues i shëndetit të shoqërisë dhe, si të tilla, një ndër gjërat më të mira që mund t’i ndodhin një shoqërie demokratike.

Por, në ditën e dytë të protestave pashë skenat ku arrestoheshin qytetarë dhe aktivistë, të cilët me sinqeritet, guxim dhe qytetari, bënë atë që duhet të bënte opozita: Protestuan për të drejtat e tyre dhe kundër këtij sekti!

Shoqërimi i qytetarëve në komisariate është jo vetëm gabim, por edhe tregues i frikës së këtij regjimi. Policia duhet të tregojë vetëpërmbajtje, të dalë mbi presionet politike dhe mos të kërcënojë të drejtën themelore të protestës.

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit të mos kompromentojë të ardhmen dhe karrierën e tij, duke ndaluar e arrestuar protestues paqësorë, të cilët nuk protestojnë vetëm për vete, por për të gjithë shqiptarët, për të gjithë Shqipërinë!

Pikërisht këtë gjë kërkova në fund të fjalës sime sot në Kuvend.

Protestat janë tregues i një shoqërie të shëndetshme!

Dhe ato duhet të vazhdojnë!”, ka shkruar Leskaj.

You may also like