Disa lagje të Prishtinës dhe Graçanica sot mbesin pa ujë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë me dije se duke filluar nga ora 10 deri në orën 18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit.

Reduktimet sipas kësaj kompanie vijnë pasiqë janë paraparë që të kryhen punime teknike në gypin magjistral të çelikut fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

“Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit”.

“Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vijë i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës”, njofton ujësjellësi i kryeqytetit, transmeton Klankosova.tv.

You may also like