Disa klientë të BE-së refuzojnë të blejnë produkte prej metali rus – Shqip

by admin
Spread the love

Nornickel i Rusisë, prodhuesi më i madh në botë i palladiumit dhe një prodhues i madh i nikelit të cilësisë së lartë, ka thënë se disa klientë në BE kanë refuzuar të blejnë produkte të prodhuara me metale ruse.

Edhe pse vetë Nornickel dhe metalet e tij nuk janë objektiv i sanksioneve perëndimore, disa konsumatorë po shmangin vullnetarisht marrëveshjet për metalet e tij dhe produktet e bëra nga lëndët e para ruse.

Njoftimi u dha nga Anton Berlin, zëvendëspresident për shitjet, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha gjithashtu se fabrika finlandeze e Nornickel në Harjavalta, e cila prodhon materiale baterish në Evropë për automjetet elektrike, u prek, si shembull i refuzimit të produkteve të bëra nga materiale ruse.

Drejtori i Përgjithshëm Vladimir Potanin tha vitin e kaluar se sanksionet kishin kufizuar zhvillimin e Nornickel për shkak të “vetësanksioneve vullnetare” të vendosura nga disa klientë dhe furnizues të huaj të pajisjeve dhe teknologjive.

You may also like