Dionisi: Me 11 lojtarë do të kishim fituar, jemi të vegjël krahasuar me Romën

by admin
Spread the love

Alessio Dionisi ka pretendime për gjykimin dhe shpreh hapur se nuk është i kënaqur me barazimin 2-2 përballë Romës:

“Të mos flasësh kurrë nuk është diçka e drejtë. Kumbulla duhej të merrte karton të verdhë më parë dhe vura re që për ne, kartonët jepeshin menjëherë.

Ishte një mëkat që nuk e luajtëm ndeshjen me 11 lojtarë, sepse e vështirë ishte edhe pa filluar sfida: ne luajtëm të enjten, ndërsa Roma të martën…

Jemi një skuadër e vogël krahasuar me Romën, por sigurisht që do të përgëzoj djemtë e mi për paraqitjen e tyre.

Është e sigurtë se nëse do të luanim 11 kundër 11, do të kishim fituar ndeshjen, ishim shumë pranë suksesit edhe me një lojtar më pak”, ka thënë tekniku i Sassuolos për “DAZN”. / Oversport.tv

You may also like