Dimovski për Osmanin: Paramando sikur t’ju thuhet se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë sikur shqiptarët në Shqipëri!

by admin
Spread the love




Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE përmes një letre të hapur i drejtohet minitrit të Jashtëm, Bujar Osmani, të cilit i thotë se po i flet si individ dhe jo si ministër. Më lejo, thotë DImovski në letrën e tij, t’ju shpjegoj se si janë këto kohë për maqedonasit përmes një shembulli plastik të analogjisë.

ILIJA DIMOVSKI, VMRO-DPMNE

“Së pari, shqiptarët në Maqedoni  nuk janë i njëjti popull me shqiptarët në Shqipëri. E dyta imagjino sikur duhet të pranosh dhe të nënshkruash se Enver Hoxha e ka krijuar kombin shqiptar në mënyrë artificiale. Së treti, si do të ishte të nënshkruash dhe të pranosh se shqiptarët në Maqedoni nuk guxojnë ta përdorin flamurin shqiptar njëjt sikur në Marrëveshjen e Përkohshme? E katërta, a do mundeshe ta imagjinosh situatën ti ose ndonjë koleg i BDI-së dhe të nënshkruash se Gjergj Kastrioti është serb, Hasan Prishtina është turk? E pesta a do të pajtoheshe ti Bujar të vendosësh në marrëveshjen juridike ndërkombëtare se shqiptarët nuk kanë asnjë prejardhje ilire, trashlgimi kulturore nga ilirët dhe se p,sh. se Ilirët janë slloven dhe jo shqiptarë”.


You may also like