Dimitrov: Nuk jam optimist se do të largohet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love




Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov ka thënë se nuk pret përparim ose zgjidhje të çështjes së vetos bullgare me Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij gjërat duken se janë komplikuar akoma dhe më shumë.

“Përfshirja e kërkesave bullgare në Kornizën Negociuese e vendos fatin tonë tërësisht në duart e Sofjes,” tha për “Deutsche Welle”, ish-ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.

“U bë braktisja e vijave të kuqe dhe kaluam në debakël diplomatik”, akuzon ish-ministri i Jashtëm Dimitrov pas shpalljes së propozimit francez për tejkalimin e kontestit bullgaro-maqedonas dhe hapjen e negociatave me BE-në.


You may also like