‘Dikur punoja pastruese’, historia e shqiptares që u shpall Miss në Amerikë

by admin
Spread the love

Marinela Shpati është shqiptarja që fitoi “Mrs Michigan America 2022”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer gjithë jetën e saj, që nga vështirësitë në Lezhë, emigrimi në Greqi deri te jetesa aktuale në Amerikë.

“Kam lindur në Lezhë dhe jam rritur në një fshat, në Troshan. Kam emigruar në Greqi. Kam jetaur 10 vjet në Shqipëri, 10 në Greqi dhe 10 në Amerikë, e quaj vitin e 10-ve këtë. E kam burrin e mirë, është nga Shkodra, kam 3 vjet e martuar. Atëherë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë se ishim të varfër dhe kur erdhi kjo ditë ishte e pabesueshme.

Të gjithë femrat që konkurojnë kanë një platformë dhe unë kam një për të ndihmuar njerëzit e varfër. Në mënyrë që ata kur të më shohin të thonë si ka mundësi që kjo ka arritur deri këtu se para 20 vitesh ishte e varfër.

You may also like