Dikur një ndër modelet më të kërkuara në botë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zbathur, e veshur keq dhe duke gërmuar nëpër plehra në rrugët e Los Anxhelosit. Kjo është gjendja ku ka përfunduar modelja e famshme dhe ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, Loni Willison.

Willson ka qenë dikur e famshme për linjat e saj trupore, duke u bërë një ndër modelet kryesore për reklamimin e rrobave të banjës që zinte faqet e para në kopertinat e revistave më në zë të modës.

Ish-modelja ka qenë e pastrehë për gati gjashtë vjet, dhe së fundmi u rishfaq në Venecia për herë të parë që kur u pa pranverën e kaluar.

Në disa shkrepje nga paparacët e DailyStar.co, ajo shihet teksa shtyn një karrocë ku ka grumbulluar me sendet e saj, ndërsa ndalonte në kazanët e plehrave publike rreth qytetit turistik për të kërkuar ushqim.

38-vjeçarja nuk njihej nga transformimi që ka pësuar, ndërsa kishte veshur një shall shumëngjyrësh, një xhaketë xhins dhe kishte lidhur një këmishë fanelle rreth belit të saj.

Fotot janë një kontrast i fortë nga jeta dikur magjepsëse e Willison, teksa tani shihet duke kontrolluar koshat e plehrave për të kërkuar ushqim.

Vetëm shtatë vjet më parë, ajo po jetonte ëndrrën e Hollivudit, duke modeluar dhe duke u shfaqur në tapetet e kuq në evente vezulluese së bashku me aktorin televiziv Jeremy Jackson, me të cilin u martua në vitin 2012.


You may also like