Dikur luhej Evropiani, sot stadiumi i Lviv përdoret si një strehë për ata që largohen nga lufta

by admin
Spread the love

Ukraina mbetet nën kërcënimin rus, teksa dita-ditës shumë qytetarë janë detyruar të braktisin vendlindjen e tyre për të mos rrezikuar jetën.

Deri më tani, më shumë se 2 milionë ukrainas kanë ikur nga vendi i tyre, ndërkohë që autoritetet ukrainase po përkujdesen që qytetarët e tyre të jenë të sigurt deri në momentin e fundit që janë brenda territorit.

Kështu, stadium i Lviv, aty ku ka luajtur ndeshjet Shkakhtar i Donetskut, por edhe vendasit e Lviv dhe Rukh Lviv, është kthyer në një qendër strehimi për qytetarët që largohen dhe kanë nevojë për një strehë të sigurt përgjatë kalvarit për të mbërritur në kufirin me Poloninë.

Stadium i cili ka mika një kapacitet prej 34.900 ulësesh, ndërsa tashmë mund të streheojë momentalisht deri në 3000 persona. Drejtori i komunikimeve të Shakhtar, Yuri Sviridov tregon se impianti ka nevojë për ndihma në mënyrë që njerëzve t’iu përmbushen disa nevoja bazë.

You may also like