“Dikur kemi jetuar më thjesht, ama kemi qenë më të lumtur”. – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një herë e një kohë pushimet verore zgjasnin dy deri në tre muaj. Shumë persona shkonin në plazh nëfillim qershori, ose në ditët e para të korrikut dhe ktheheshin në mes të shtatorit. Në autostrada mund tëshihje rresht makina të tipit Fiat 850, 600, 1100, 127, 500 dhe 128, Maggiolini dhe Prinz. Askush nuk ia hidhte sytë atyre që kishin Benz, apo Audi, sepse ishin shumë të rralla në atë kohë. Gjithçka ishte më e thjeshtë dhe më e vërtetë.

Pushimet verore zgjasnin aq shumë, saqë kishe nostalgji të ktheheshe në shkollë dhe të takoje shokët e klasës. Zgjaste disi përshtatja me rutinën e re, pasi ishe mësuar me zgjimet në mëngjes pranë plazhit dhe me muzikën. Ditën e premte mbylleshin gjithë zyrat dhe prindërit që punonin larg shtëpisë, ktheheshin për ta kaluar fundjavën me familjen. Mendohej për kartolinat e Vitit të Ri që nga muaji tetor dhe nëdhjetor ishte gati lista me personat që do të uroheshin.

Ishim të lumtur, luanim bashkë, ishim të gjithë të barabartë dhe atje ku hanin katër anëtarë, mund të hanin edhe pesë, gjashtë, apo më shumë anëtarë. Nuk kishim për të studiuar në verë dhe problemi i vetëm qëkishim, ishte të mos çanim topin që luanim, të mos prishnim biçikletën dhe të mos thyenim gjunjtë nëvrap e sipër.

Koha ishte e bukur deri në 15 gusht. Nga data 16 e në vazhdim, niste të freskohej dhe gjatë natës ishte e nevojshme të mbuloheshe me batanije. Pastaj vinte shtatori, gjithçka i kthehej normalitetit. Niste kthimi në shkollë, jeta i rikthehej rutinës, dhe tema e parë që diskutohej në çdo klasë, ishte se si kishim kaluar me pushime.

Kurse sot ka ndryshuar çdo gjë. Pushimet zgjasin më pak dhe kur kthehesh, nuk arrin ta kuptosh nëse i ke kaluar pushimet, apo thjesht ke ëndërruar. Mundet edhe të jesh shumë i zënë me punë të tjera, saqë nuk pushon fare në bregdet. Dikur kemi jetuar më thjesht, ama kemi qenë më të lumtur. Shoqëria ishte më e mirë, ekzistonte dashuria, familja, respekti dhe solidariteti. Duhet të ndihemi me fat që kemi kaluar kohëra të tilla. Jeta që kemi kaluar, ka qenë ajo e vërteta.

You may also like