Dikur e krahasonin me Leo Messin, Paulinho bën copë mjetin luksoz

by admin
Spread the love

Paulinho, braziliani që dikur krahasohej nga Santos me Leo Messin, ka shkatërruar makinën e tij luksoze, McLaren 600LT, pasi prej lagështisë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Pjesa e përparme e makinës së tij, që kushton 500 mijë sterlina, është shkatërruar, ndërsa vetë Paulinho ia ka hedhur pa ndonjë dëmtim.

Ngjarja ka ndodhur në Ceilandia në Brazil dhe një kalimtar e ka filmuar Paulinho teksa qëndronte pranë makinës së tij të përplasur, ndërkohë që binte shi.

Braziliani, 27 vjeç, i cili luan në Kinë me Shanghai Port, ka folur për mediat braziliane dhe ka theksuar se do të blejë një tjetër McLaren.

Riparimi i makinës kushton shumë, 145 mijë sterlina, dhe sulmuesi tani duhet të zgjedhë modelin e ri të makinës së shpejtë. / oversport.tv

You may also like