Digjet depoja e armëve ruse në Novokakhovsk

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në mëngjesin e së hënës janë dëgjuar shpërthime në depon e armëve ruse në Novokakhovsk, bëri të ditur kreu i administratës rajonale, Serhii Khlan, transmetoi BBC-ja.

Ai shtoi se u panë zjarre mbi këtë lokalitet, duke njoftuar për sulme të vazhdueshme të trupave ukrainase.

Në pamjet e publikuara shihen shpërthime masive e sulme ajrore mbi këtë bazë ruse.

BBC-ja nuk arriti të konfirmojë në mënyrë të pavarur pamjet e publikuara, derisa në Ukrainë po zhvillohet dita e 145-të e luftimeve.

Ditë më parë, Ukraina ia dogji Rusisë edhe një depo të armëve në një qytet tjetër. Kundërsulmi ukrainas po forcohet dita-ditës pas marrjes së armëve me rreze të gjatë, kryesisht nga SHBA-ja.

Rruga Press

You may also like