Dieta me të cilën mund të dobësoheni në mënyrë natyrale – Shqip

by admin
Spread the love

Me dietën e grupit A mund të dobësohemi në mënyrën më natyrale. Grupi A në shumë pikëpamje është i ndryshëm nga grupi 0. Ndërsa proteinat shtazore shpejtojnë metabolizmin e grupit 0, ata kanë veprim të kundërt tek grupi A. Konsumimi i mishit të kuq shkakton plogështi dhe më pak energji , sesa kur konsumoni proteina bimore . Disa njerëz të grupit A shfaqin mbajtje të ujit. Grupi 0 e djeg mishin si karburant, ndërsa grupi A e depoziton si dhjam. Shkaku i këtij ndryshimi është niveli acid në stomak.

Grupi 0 ka nivel acid shumë të fuqishëm, ndërsa grupi A ka nivel alkalin.Grupi A e ka të vështirë të tresë prodhimet e qumështit, pasi shkaktojnë reagimin e insulinës.

Prodhimet e qumështit janë të pasura me yndyrë, gjë që vënë në rrezik zemrën si dhe rëndojnë diabetin dhe dhjamërat. Drithërat luajnë një rol miks tek grupi A. Njerëzit e grupit A mund t’i konsumojnë drithërat por në sasira të kontrolluara.

Ushqimet që sjellin rënien e peshës – Vajërat bimore ndihmojnë tretjen dhe ndalojnë mbajtjen e ujërave. Ushqimet e sojës ndihmojnë tretjen ,përmirësojnë sistemin imunitar si dhe rrisin metabolizmin. Perimet ndihmojnë metabolizmin. Ananasi rrit lëvizjen e zorrëve dhe rrit djegien e kalorive.

Karakteristikat e personave me grupin e gjakut A – I kultivuar, i stresuar, bashkëpunues, i rregullt. Ky grup është shumë i përhapur në Evropë, gati 40 %. Personat që i përkasin grupit A karakterizohen nga një aftësi shumë e madhe përshtatëse, dhe pse kanë një aparat tretës shumë delikat e një sistem imunitar jo shumë efikas.

Fuqitë – Përshtatet mirë ndaj ndryshimeve klimatike dhe të ushqimeve. Sistemi imunitar i ruan dhe i përvetëson më lehtë elementet ushqimore. Dobësitë – Grupi i gjakut A ka një sistem tretës delikat, sistem imunitar të dobët dhe është mjaft i hapur ndaj baktereve.

Rreziqet – Personat që disponojnë grupin e gjakut A janë te prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, kan ceri, anemia, diabeti i tipit I. Profili dietik – Grupi i gjakut A është vegjetarian dhe ushqimet më të përshtatshme për të janë: perimet, tofu, prodhimet e detit, drithërat, fasulet, bishtajat, frutat. Për t’u dobësuar shmangni mishin, prodhimet e qumështit, fasulet kidney, fasulet lima dhe grurin. Ndihmojnë për të humbur peshë: vajërat bimore, ushqimet e sojës, perimet, ananasi.

Këshilla dietike: 1. Konsumoni sa më shumë fruta. 2. Zgjidhni një tip diete gati vegjetariane, por kufizoni konsumimin e prodhimeve me bazë miellin e grurit. 3. Zgjidhni peshkun në vend të mishit. 4. Konsumoni sa më shumë fruta të thata. 5. Qëndroni larg ushqimeve të paketuara dhe atyre të skuqura.

Mishërat – Personat me grupin e gjakut A duhet të eleminojnë plotësisht të gjithë mishërat. Nuk ka mishëra të dobishme. Filloni të zëvendësoni mishin me peshk disa herë në javë. Kur hani mish zgjidhni pjesët më të buta.

Shpendët janë më të preferuara se mishi i kuq. Mishi është më mirë të piqet në grilë apo në furrë. Ndaloni plotësisht prodhimet e përpunuara si: proshuta dhe sallamërat .Këto produkte kanë kripëra natriumi që shkaktojnë kan cer të stomakut tek njerëz me nivel të ulët të acideve në stomak .

Neutrale – Pulë fushë dhe deti. Të dëmshme – beikon, mish qengji, mëlçi viçi , mëlçi pule, mish derri, mish dele, thëllënzë, mish viçi dhe mish i grirë ,rosë ,patë ,zemër, fazan, mish lepuri, mish gjuetie, veshkë, mish derri.

Prodhimet e detit – Personat e grupit A mund të konsumojnë 3-4 herë prodhime deti, por nuk duhet të konsumojë peshkun pranë sipërfaqes të ujërave si gjuhëza, sepse përmbajnë një lektinë që acaron sistemin tretës. Shumë të dobishme – qiprino, gruper, salmon, bakalaro, skubri, sardele. Neutrale–Ton , peshkaqen , peshk shpatë. Të dëmshme – açuja,haviar, midhje, karavidhe, gjuhëza, karkaleca, bluefish, astako, stridhe, këmbë bretkose, kallamar, salmon i tymosur.

Prodhimet e qumështit dhe vezët – Grupi A mund të pranojë sasira të vogla qumështi të skremuara .Personave të këtij grupi i duhet të shmangin prodhimet nga qumështi i plotë dhe i duhet të kufizojnë konsumin e vezëve ,duke ngrënë vetëm vezë organike.Grupi A duhet të përdorë kosin.

Qumështi i dhisë është një zëvendësues shumë i mirë si qumështi i sojës , djathi i sojës dhe i bëjnë shumë mirë këtij grupi. Grupi A nuk mund të tresë pjesën më të madhe të prodhimeve të qumështit, pasi krijon antitrupa kundër sheqerit kryesor të qumështit të plotë. Njerëzit e grupit A vuajnë nga alergjitë si dhe kanë probleme të frymëmarrjes.

Prodhimet e qumështit rrisin në mënyrë të dukshme mukusin. Grupi A ka më shumë mukus se grupet e tjera ndoshta sepse ka nevojë për mbrojtjen që ai i ofron sistemit imunitar, i cili është shumë miqësor me bakteriet. Teprica e mukusit çon në infeksione, alergji dhe problem të frymëmarrjes.

Shumë të dobishme- djath soje, qumësht soje. Neutrale– vezë pule, djath dhije, mozzarella me pak yndyrë ,kos natyral ,kos frutash, djathë i bardhë ,qumësht dhije . Të dëmshme – djath kaçkavall, krem qumësht, gjalpë, parmiggian, qumësht i yndyrshëm .

Yndyrnat dhe vajërat – Grupi A ka shumë pak nevojë për yndyrna.1 lugë gjelle vaj ulliri në sallatë ose në gjellë ndihmon në jashtëqitje dhe në tretje.

Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon zemrën në uljen e kolesterolit. Lektinat e ullinjve dhe të vajit të misrit shkaktojnë probleme në sistemin tretës të grupit A, si dhe veprimin e kundërt nga vajërat e dobishëm.
Shumë të dobishme- vaj ulliri,vaj lini. Të dëmshme – vaj canola. Neutrale–vaj misri, pambuku, susami.

Fruta të thata dhe Farëra – Farërat e kungullit, bajamet dhe arrat i bëjnë mirë Grupit A. Personat që diponojnë këtë grup gjaku, duhet të hanë sa më shpesh farëra pasi kanë një lektinë kundër kancerit.

Nëse keni problem me kolitin duhet të kufizoni konsumin e gjalpit nga frutat e thata dhe farërat. Shumë të dobishme- fara kungulli, fistikë, gjalp fistik Neutrale– bajame, gështenja, arra, margarinë nga luledielli, susam. Të dëmshme – arra brazili

Bishtaja – Grupi A i përvetson shumë mirë proteinat bimore të bishtajave dhe të fasuleve. Fasulet kidney dhe navy kanë një lektinë që përbën faktorin kryesor të shfaqjes të diabetit dhe dhjamosjes.

Shumë të dobishme- fasulet aduki, fasule syzezë, fasule pinto, fasule soje, thierëza kafe, jeshile, të kuqe. Neutrale–fasule jeshile, fasule canellini, bizele, fasule të bardha. Të dëmshme – fasule kidney, fasule lima, fasule te kuqe, fasule navy.

Bukë dhe prodhime drithërash – Buka dhe prodhimet e drithërave janë të dobishme për personat që disponojnë grupin e gjakut A, por ato që kanë mukus dhe janë të shëndoshë këshillohet ta shmangin. Preferohet buka Esseon.

Shumë të dobishme- Bukë Esseon, kek orizi, bukë nga miell soje. Neutrale–bukë nga orizi i paqëruar, bukë misri. Të dëmshme – bukë nga grurë i fortë, bukë me shumë farëra.

Drithërat dhe brumërat – Grupi A ka hapësirë të gjerë zgjedhjeje. Shmanguni prodhimeve të përpunuara si ushqimet e ngrira dhe me salca, apo përzierjeve të orizit me zarzavate.

Zarzavatet, prodhimet e sojës, barishte të freskëta – Zarzavatet dhe perimet janë jetike për Grupin A pasi përmbajnë kripëra minerale, enzima dhe antiokside. Këshillohet t’i hani të gjalla, apo të ziera në avull, që të mos humbasin vlerat e tyre ushqyese. Specat krijojnë shqetësime në stomakun delikat të Grupit A si dhe ullinjtë e përpunuar. Stomaku i njerëzve me grupin e gjakut A është i ndjeshëm dhe ndaj lektinave të patateve dhe të lakrave. Shmangni domatet pasi lektina bën dëm.

Lulelakra rekomandohet për vetitë antiokside. Antioksidet forcojnë sistemin imunitar dhe ndalojnë shumëzimin e qelizave jonormale. Perime të tjera të mira janë: karota, kungulli ,spinaqi. Konsumoni hudhra me bollëk, pasi janë antibiotikë natyral dhe përforcues i sistemit imunitar, dhe bën mirë për gjakun. Qepa e verdhë është fuqizuese e sistemit imunitar.

Shumë të dobishme – gjethe panxhari, kungull, angjinarë, preshi, qepë, lulelakër, hudhra, spinaqi, lakra, bamje, majdanoz. Neutrale–asparagë,karota, kërpulla ,radhiqe, ullinj jeshile, kastravec, qepujka, avocado ,rrënjë panxhari, selino. Të dëmshme – patëllxhanë, lakër kineze e bardhë, kërpulla, speca, patate të ëmbla, speca djegës, domate, ullinj, patate.

Frutat – Njerëzit e Grupit A duhet të hanë 3 herë në ditë fruta. Shumica e frutave lejohen, por përdorni sa më shumë fruta alkaline si: manat dhe kumbullat. Pjeprat janë alkalinë por kanë shumë fibra që vështirësojnë tretjen.

Nuk i pranojnë mirë frutat tropikale si mango dhe papaja, pasi kanë një enzimë që nuk i bën mirë Grupit A. Portokallet duhet të hiqen nga dieta, pasi ngacmojnë stomakun dhe pengojnë përvetësimin e kripërave minerale të rëndësishme.

Qitroja është acid dhe lidhet ngusht me portokallet por ka veprim pozitiv pasi shfaq prirje alkaline pas tretjes . Limonat janë të dobishëm pasi ndihmojnë tretjen dhe pastrojnë orgazmin nga mukusi.

Për të parandaluar kancerin e stomakut konsumoni sa më shumë vitaminë C si qitro apo kivi. Banania pengon tretjen e grupit A. Zëvendësojeni me fruta të pasura me kalium si kajsi, shegë dhe pjepër.

Shumë të dobishme – shega, kumbullat, kumbullat e thata , limoni , kumbullat jeshile, qershitë , ananasi. Neutrale–molla, bananet ,luleshtrydhe të egra, qershi, limon, dardha, shalqi, kivi, ananas, pjeshkë, qitro ,pjepri, rrush i kuq, rrush jeshil, rrush i zi,kajsitë hurma. Të dëmshme – manaferra, portokallet, luleshtrydhet, arra indie, mandarinat , banane , mango.

Çajërat nga bimët mjekësore – Disa nga bimët mjekësore fuqizojnë sistemin imunitar .Çaji jeshil ka efekte qetësuese dhe antiokside për stomakun e grupit A duke e mbrojtur nga kanceri i stomakut.

Grupi A duhet të mënanjojë disa bimë si: tërfili dhe qimet e misrit . Bimët qetësuese si kamomili dhe rrënja e valerianës janë ilaçe të përsosura kundër stresit.

Shumë të dobishme – kamomili, xhinxher, çaji jeshil, valeriana. Neutrale–majdanozi , gjethet e luleshtrydhes,mender. Të dëmshme – qime misri ,tërfil.

Pijet – Vera e kuqe i bën shumë mirë personave me grupin e gjakut A, pasi ka efekte mjaft pozitive tek zemra. 1 gotë e verë e kuqe çdo ditë, ul problemet e zemrës. Kafeja mund të jetë e e dobishme për Grupin A pasi rrit aciditetin e stomakut dhe është shumë e mirë kur alternohet me çajin jeshil. Pijet e tjera duhet të mos përdoren . Ujë të freskët mund të pini sa të doni.

Shumë të dobishme – kafe pa kafeinë, çaj jeshil,verë e kuqe. Neutrale–verë e bardhë. Të dëmshme – birrë, pije me ngjyrë, çaj i zi dhe i zakonshem, pa kafeinë, pijet freskuese me gaz, ujë mineral.

Plotësimet me Vitamina – Grupi A ka mungesë të vitaminës B12, pasi nuk merr proteina shtazore. Mungesa e vitaminës B12 , shkakton humbje kujtese dhe dëme nervore. Grupi A ka nivel të ulët të acideve të stomakut dhe për këtë duhet marrë shtesë të vitaminës C . Vitamina E-vepron si mbrojtës ndaj kancerit dhe problemeve të zemrës.

Kalciumi- meqënëse dieta konsiston në shmangien e një sasie qumështi, grupi A ka nevojë për kalcium. Hekuri – Grupi A ka nivele të ulëta të hekurit, pasi ai gjendet tek mishërat e kuq

Dieta për grupin e gjakut A – E Hëne – Mëngjesi : omletë me një vezë me djathë dhie,1 gotë leng qitrojeje. Paradite: 1 tas me boronica, 1 kafe. Dreka: makarona spageti me djath romane deleje te grire.lulelakra të ziera. Pasdite:leng karrote me brokoli. Darka: supë perimesh me pak hudhër,1 fetë bukë thekre e thekur.

E Marte – Mëngjesi: qumësht soje me muesli, fara luledielli, drithëra. Paradite : 1 çaj jeshil, 1 karrotë me gjalpë kikiriku. Dreka: lakra të kuqe,1 fetë bukë gruri,avocado,djathë dhije, kastarvec dhe lëng ananasi
Pasdite: lëng karrote e kastraveci. Darka: pilaf oriz kaf.

E Mërkure – Mëngjesi: Nje fetë bukë thekre +1 gotë qumësht soje+1 lugë mjaltë. Paradite : 3 kokrra arra dhe pak rrush i thatë. Dreka: bizele, 1 copë bukë misri, lëng karrote me selino. Pasdite: mollë e prerë në feta dhe arra, çaj xhenxherfili. Darka: sallate me radhiqe dhe lakër e shoqëruar me limon e uthull

E Enjte – Mëngjesi: 1 fetë bukë gruri me reçel manaferre , 1 gotë qumësht soje dhe 1 kafe. Paradite : kos I rrahur me lëng kajsie dhe pjeshke. Dreka: salmon I shoqëruar me angjinarë të ftohtë me uthull e limon. Pasdite:1 grusht fara kungulli të pjekura. Darka: makarona me perime tëpjekura dhe 1 copë djathë në zgarë,sallatë jeshile me qepë të kuqe, uthull e limon.

E Premte – Mëngjesi: bukë e thekur me reçel qershije,1 gotë qumësht soje, kafe. Paradite: kos I përzier me ananas. Dreka: merluc i pjekur ,1 fetë bukë e thekur,1 copë djath dhije kaçkavall i shkrirë. Pasdite: 2 kumbulla, çaj jeshil. Darka: burani me spinaq e oriz, sallatë frutash kajsi, kumbulla, qershi me kos.

E Shtune – Mëngjesi : krep me shurup,gjysë qitroje, çaj kamomili. Paradite: biskota me gjalpë kikiriku, kafe. Dreka: sallatë me marule dhe domate me copa mishi pule, lëng kumbulle. Pasdite: 1 grusht rrush jeshil ose i zi. Darka: perime zgare : kunguj të njomë, brokoli, karrota, patate, selino, koper, kastravec. E Diel – Mëngjesi : omletë me një vezë,1 një karrotë te grirë dhe një kungull të njomë. Paradite : komposto kumbulle. Dreka: trofte deti, sallatë me çikore,. Pasdite: 4 kokrra fiq. Darka: supë peshku, djathë kaçkavall në zgarë.

E hënë – Mëngjesi: Një kos 2% + 2 biskota integrale. Paradreke:1 fetë ananas. Dreka: peshk ton ose sardele & sallatë jeshile. Pasdite: 3 kokrra kumbulla. Darka: supë pule.

E martë Mëngjesi: 1 kos “Activia” me grurë. Paradreke:gjysëm kokrre molle. Dreka: 1 pjatë fasule & sallatë jeshile. Pasdite: 1/2 banane. Darka: 1 gotë me lëng dardhë.

E mërkure – Mëngjesi: 1filxhan qumësht + 1 filxhan corn flakes. Paradreke:gjysëm kokrre molle. Dreka: gjelle me spinaq dhe oriz (burani). Pasdite: 3-4 luleshtrydhe. Darka: 1 kos frutash.

E enjte – Mëngjesi: 1 çaj + 2 biskota integrale. Paradreke:5 luleshtrydhe
Dreka: turli furre & sallatë lulelakre. Pasdite: 1 kokërr dardhe. Darka: 1 pjatë supe peshku ose supë pule.

E premte – Mëngjesi: 1 gotë qumesht. Paradreke:gjysëm kokrre molle
Dreka: perime zgare & sallatë jeshile. Pasdite: gjysëm kokrre molle. Darka: supë perimesh.

E shtunë – Mëngjesi: 1 gotë lëng frutash. Paradreke: 1 fetë ananas
Dreka: gjellë me bamje ose thierëza. Pasdite: 4 kumbulla. Darka: 1 kos frutash. E diel – Mëngjesi: 1 vezë e zier. Paradreke:gjysëm kokrre molle. Dreka: peshk & sallatë jeshile. Pasdite: 1 kos të vogël light. Darka: 1 kos frutash.

You may also like