DIETA ALKALINE – Ushqimet e duhura dhe përfitimet që marrim prej saj – Shqip

by admin
Spread the love

Dieta alkaline bazohet në presupozimin se organizmi ynë është i programuar për të funksionuar mirë në një mjedis alkalin, ndërsa ushqyerja jonë, shumë e pasur me produkte të përpunuara ose me origjinë shtazore, ka në fakt efekt acidifikues, të kundërt me atë alkalin.

Dhe kështu riorganizohen rregullat e tryezës duke ndjekur këtë parim: të konsumohet çdo ditë 70-80% ushqime alkaline dhe 20-30% ushqime acide, duke e shndërruar mënyrën e të gatuarit të ngjashme me atë të paraardhësve tanë të cilët ushqeheshin kryesisht me fruta, perime, fruta të thata e fara.

Ushqimet të cilat acidifikohen më shumë:

Buka, të gjitha produktet e brumit të përgatitura me miell të rafinuar, sheqeri, ëmbëlsirat, pijet me gaz, djathrat e produktet e tjera të bulmetit, cornflakes. Ato ndiqen nga drithërat e rafinuara (orizi, elbi, bollguri) që duhen konsumuar në sasi të vogla në versionin e tyre integral.

Ushqimet mesatarisht acidifikuese – Mishi, peshku, soja dhe derivatet e saj, arrat. Në sasi të vogla mund të hyjnë tek 30% ushqime acidifikuese, por preferoni ato me origjinë bimore dhe mishin konsumoheni më rrallë.

Ushqimet e alkalinizuara – Perimet, frutat (përfshirë dhe ato me aciditet si agrumet), bajamet, mjalti, patatet, bishtajat e freskëta(mashurkat, thjerrëzat, favet, bizelet). Duhen integruar në çdo vakt.

Benefitet e dietës alkaline

Dieta alkaline ka shumë benefite nëse po kërkoni të humbni peshë ose të pastroni organizmin. Pas vetëm një jave ka një efekt detox që ju shfryn dhe ju bën të ndiheni më të lehtë. Dieta alkaline përmirëson tretjen dhe ndihmon për të pasur një bark të sheshtë. Pastron, ushqen dhe hidraton lëkurën. Përmirëson humorin falë sheqernave të mira dhe enzimave me efekt rivitalizues. Eliminon nervozizmin dhe ankthin. Eliminon urinë sepse balancon ngritjet e papritura të sheqerit që shkaktojnë dhe kriza urie.

Lajme interesante

You may also like