Dielli i Fifit nis të shndrijë që në fillim të 2022, ja si nis vitin këngëtarja më e komentuar e 2021

by admin
Spread the love

Viti që lamë pas ishte plot sfida  për Fifin, e cila pavarëisht çdo beteje vazhdon të qeshë sepse ka fituar shumë. Ndonëse sfidat dhe protagonizmi i saj brenda “Big Brother Vip” nuk kaloi pa u komentuar nga mbarë audienca, fill pas daljes nga shtëpia, Fifi mori shumë dashuri nga fansat e saj.

Të shumtë ishin ata që e mbështetën rrugëtimin e Fifit, e cila doli me kërkesën e saj për t’u marrë më shumë me veten jashtë survejimit të kamerave.

Pasi u takua me familjarët, miqtë e ngushtë, Fifi iu kthye koncerteve sepse njerëzve i kishte muguar zëri dhe performancat e saj. “Diell’ u bë hiti i ri i këngëtares, të cilën e krijoi brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.

“2022 mu me nisi me Buzeqeshje 😍
Po ty 😎?”, ka shkruar Fifi në postimin e fundit, e cila ka shumë arsye për ta nisur Vitin e Ri, shumë e gëzuar./revistawho.com

You may also like