Di Maria mesazh për Juventusin: Do të luaj edhe një vit në Europë

by admin
Spread the love

Angel Di Maria ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për radion argjentinase “Urbana Play”.

“Ideja ime është që të luaj edhe një vit tjetër në Europë, që të jem në formën optimale për Kupën e Botës, sigurisht nëse trajneri më grumbullon. Më pas do të kthehem të luaj në Argjentinë.

Nuk e di nëse PSG do që unë të qëndrojë. Nëse jo, atëherë do të shoh mundësinë për të gjetur një skuadër tjetër në Europë”, ka thënë mesfushori argjentinas.

Di Marias i skadon kontrata me Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe menaxheri i tij Jorge Mendes i ka ofruar lojtarin edhe Juventusit. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like