Dhurata prej 100 euro s’është as sadaka, as vitra (VIDEO)

by admin
Spread the love

Shumë kundërshtarë të qeverisë pakon e mbështetjes që ofron nga 100 euro për pesë kategori të qytetarëve e quajtën me termet “sadaka” dhe “vitra”.

Për koiçidencë, pjesa më e madhe e këtyre parave do të shpërndahen pikërisht në periudhën kur jepen edhe vitrat, gjatë Ramazanit.

Ky obligim zë vend të madh në fenë islame dhe ka të bëjë me pastrimin shpirtëror të agjëruesve.

Vlerësimet për larjen e qeverisë në kohën e inflacionit janë të ndryshme, por kjo nuk përkthehet në interpretim fetar.

Sidoqoftë, vlera prej 100 eurove jepet si vitra në raste, mirëpo është mbi mesataren që pranon një organizatë humanitare.

Lavdim Gashi nga “Islamic Relief” thotë se donacionet mesatare tek ta variojnë nga 20 deri në 40 euro.

Për atë që po quhet pako mbështetëse, teologu Fitim Flugaj thotë se gjuhësisht mund të konsiderohet si sadaka apo lëmoshë, por jo si qëllim fetar.

“Në aspektin gjuhësor mund të konsiderohet si sadaka, pasi është një lloj ndihme”, shpjegon ai.

Me gjithë cilësimet, qeveria po mburret se po shpërndan në popull 100 milionë euro, për ta lehtësuar krizën ekonomike.

You may also like