Dhunimi i 11-vjeçares, telashe qysh në fillim të gjykimit (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në total janë 13. Por, për herë të parë dy nga ta, që dyshohet të jenë përfshirë në rastin e dhunimit të 11 vjecares, dolën para trupit gjykues, të enjtën.

Vec me fillim të kësaj seance gjyqesore, u morë vendimi që aktakuza ndaj Ekrem Rexhepit e Shkelqim Kamberit të bëhet pa media.

Me këtë vendim u pajtuan edhe avoktatët e të dyshuarve e edhe prokuroroja.

Por, kësaj të fundit mund të mos i ketë pelqyer një vendim që e mori gjyqtari, Adnan Isufi, kur përfundoi seanca.

Prokurorisë u tha se duhet të rishikoj edhe një herë aktakuzen ndaj Rexhepit e Kamberit, për shkak se sipas avokatëve të të dyshuarve ajo ka paqartësi.

Sipas, avokatëve tek pas kësaj pune do të caktohet një seancë ku të akuzuarit do të deklarohen mbi fajësinë.

Shkëlqim Kamberi e Ekrem Rexhepi, të cilët akuzohen për “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, dhe “Trafikimi me njerëz”, ishin arrestuar në gusht të këti viti.

Të njejt dyshohet se kanë ndihmuar në trafikimin  e dhunimin e 11 vjecares e cila, dyshohet se u dhunua kur doli në shëtitje në këtë park në lagjen Arberia në Prishtinë.

 

You may also like