Dhuna në Kukësi-Partizani, Policia e Shtetit procedon tre tifozë

by admin
Spread the love

Skenat e pakëndshme të dhunës në sfidën Kukës-Partizani kanë detyruar Policinë e Shtetit të ndërhyjë duke marrë edhe masat për personat dhunues. Ata kanë proceduar në gjendje të lirë tre qytetarë.

Me akuzën “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, tre shtetasit me iniciale, A. R., 33 vjeç, M. M., 21 vjeç, banues në Kukës dhe A. D., 29 vjeç, banues në Durrës, janë proceduar nga organet ligjzbatuese në Kukës.

Komunikata e plotë:

Kukës – Ushtruan veprime të dhunshme pas ndeshjes Kukësi-Partizani, procedohen penalisht 3 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Kukësi-Partizani, të zhvilluar më datë 03.05.2022, në stadiumin “Kukës Arena”, bënë identifikimin dhe proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasit:

R., 33 vjeç, M. M., 21 vjeç, banues në Kukës dhe A. D., 29 vjeç, banues në Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme pas aktivitetit sportiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

/oversport.tv

You may also like