Dhjetëvjetori i Javës së Gruas – Liderët kosovarë shprehen të gatshëm t’u japin hapësirë për vendimmarrje

by admin
Spread the love

Instituti Kombëtar Demokratik ka mbajtur konferencën dyditore të dhjetëvjetorit të Javës së Gruas, ku të pranishëm ishin krerët e partive politike në vend, raporton Ekonomia Online.

Liderët e partive në Kosovë, thanë në se partitë e tyre u japin hapësirë për pozita vendimmarrëse. Aty u tha se Kosova qëndron mirë në përkrahjen e grave në vendimmarje, derisa u përmenden ish-presdientja Jahjaga dhe presidentja aktuale, Vjosa Osmani.

Kryeministri i Kosovës njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se kur gratë janë të përjashtuara atëherë vendi largohet nga demokracia dhe i ofrohet autokracisë

“Kudo
në shoqëri ne gjejmë momente e vende të në cilat gratë e ndihmojnë njëra tjetër,
e ne e kemi për detyrë t’i ndihmojmë ato kur ato ndihmojnë njëra tjetrën. Gratë
dhe rinia përbëjnë shumicën e popullsisë andaj nuk duhet ta harrojmë asnjëherë
dhe kur t’i përpilojmë politikat tona, kur mendojmë kur shkruajmë e flasim
duhet ta kemi parasysh se duhet të synojmë barazi gjinore për një barazi shoqërore”

Kurti e mori një shembull nga jeta e tij personale derisa vizitonte një mik të tij në spital.

“E kam vizituar një mik në spital, në korridorin e spitalit shëtiste një pacient i cili infermierit burrë e quante doktor ndërsa doktoreshën e quante motër medicinale”, tha Kurti

Memli Krasniqi në “Javën e Gruas”: Krenar që PDK po u jep hapësirë grave në pozita vendimmarrëse

Kryetari
i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka gjatë fjalës së tij në
“Javën e Gruas” të organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan, ka
thënë se ndihet krenar që PDK u ka dhënë grave më së shumti hapësirë në
vendimmarrje në skenën politike.

Krasniqi
tha se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike e Kosovës për
herë të parë ka arritur të vendosë rekord të ri me vendosjen e grave në
pozicione vendimmarrëse.

“Këtë
e them me krenari, me mburrje që në PDK sot pesë zonja të nderuara përfaqësuese
tonat udhëheqin pesë asamble komunale, pesë parlamente lokale në komuna tepër
të rëndësishme të Kosovës si Prizreni, Mitrovica, Vushtrria, Gjakova,
Skenderaj. Përtej kësaj ne kemi emëruar dy nënkryetare komunash, përfshirë edhe
kryeqytetin, gjë që s’ka ndodhur më herët as në Prishtinë, as në Gjilan”, tha
ai.

Lideri
i PDK-së tha se duhet ende angazhim që pozita e grave në shoqërinë kosovare të
shënojë progres për t’u arritur objektivi i përbashkët i politikëbërësve, por,
për aq kohë sa ka një rritje të numrit të grave në vendimmarrje përtej
formalitetit të pjesëmarrjes në struktura apo në lista kandiduese, përtej
përmbushjes së detyrimeve legale që kanë kuotat, Krasniqi beson që janë në
rrugën e duhur.

“Dua
të jap shembullin e Partisë Demokratike të Kosovës. Në zgjedhjet e kaluara ne
përsëri kemi qenë partia që ka pasur numrin më të madh të grave kandidate për
kryetare të komunave, kemi pasur numrin më të madh, por është numër ende i
vogël sepse kanë qenë katër kandidate, por megjithatë në komuna dhe qytete të
rëndësishme. Përtej kësaj,  ne kemi pasur
edhe numrin më të madh të grave që kanë udhëhequr listat e asambleve komunale,
gjithsej tetë. Po ashtu, kemi pasur përtej kuotës rreth 38 për qind kandidate
në listat për asamble”, theksoi ai.

Krasniqi theksoi se Java e Gruas, është një program që ka pasur impakt të drejtpërdrejtë në fuqizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe PDK është mirënjohëse për angazhimin e NDI në këtë drejtim.

Abdixhiku: LDK çdo herë i ka dhënë prioritet gruas

E Kryetari
i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se si LDK kanë pasur
tradicionalisht përfshirjen e gruas si të natyrshme edhe atë në kohë shumë të vështira
si në kohët e 90-ta e deri tek Pavarësia e pas saj.

“Në Kosovë
i kemi dy presidente gra, kemi gra në parlament që s’kanë nevojë për kuotë
gjinore. Këto për partitë politike janë sinjale të rëndësishme për të
rregulluar përfaqësimin e gruas brenda vetës. Duam që t’i përshpejtojmë përfshirjen
e grave në të gjitha nivelet politike”, tha Abdixhiku.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa foli për luftën në Ukrainë, ai th a pasojat më të mëdha atje do t’i vuajnë gratë dhe fëmijët.

“Jam
i bindur që secila prej jush e të gjithë ne bashkë e dënojmë një luftë pushtuese
të Rusisë, një sjellje shumë e keqe që në e kemi pa të kaluarën. Pasojat më të
mëdha do t’i vuajnë femrat e atij vendi, fëmijët e atij vendi. Unë besoj që do
ta vazhdojmë të bashkuar që ta përmirësojmë pozitën e gruas në Kosovë”, tha
Haradinaj.

“Si AAK
ne dikur kemi dashtë me vazhdu me kohën dhe kemi marr vendim me shumë aleancën
e gruas mirëpo e kem rikthye sepse e kemi konstatua që është e pamundshme me vazhdu
pa një organizim të tillë”

“E
ndjej edhe vuajtjen e femrës kosovare të të gjitha kohërave ajo çka na
intereson shumë se si do të jetë e ardhmja”, tha Haradinaj.

You may also like