Deulofeu: Jemi të fortë, por ndonjëherë nuk e tregojmë, numri 10 më jep energji

by admin
Spread the love

Është duke zhvilluar një sezon në nivele të mira, aq sa ka filluar të ëndërrojë edhe për një vend në kombëtaren spanjolle. Gerard Deulofeu dha një intervistë për televizionin e Udineses, ku foli ndër të tjera për situatën e tij aktuale me friulianët.

“Ne jemi të fortë, por kjo forcë duhet të tregohet çdo javë në fushë. Ndonjëherë nuk kemi mundur ta vërtetojmë, nuk kemi shtyrë në maksimum dhe për pasojë nuk kemi marrë të gjitha pikët e mundshme.

Në gjashtë apo shtatë ndeshjet e fundit kemi dhënë gjithçka dhe kemi grumbulluar pikë. Është një punë që zhvillohet gjatë javës së stërvitjes, të dielën duhet të dalim në terren për të korrur frytet e punës. Jemi të lumtur, por duhet të vazhdojmë të punojmë për të arritur maksimumin”.

NUMRI NË FANELLË- “Të vesh fanellën me numrin 10 më jep energji, është një fanellë e rëndë që është nderuar nga shumë kampionë në të kaluarën. Një prej tyre ishte De Paul me të cilin luajta vitin e kaluar. Është nder për mua ta vesh dhe po bëj çmos për ta nderuar”.

NDESHJA E RADHËS- “Jam i emocionuar për ndeshjen e së shtunës kundër Empolit. Qëllimi im është të shënoj dhe të fitoj ndeshjen. Llogaritë duhet të bëhen në fund të sezonit dhe jo tani. Kemi pesë deri ose gjashtë ndeshje të planifikuara çdo tre ditë dhe duhet të përqendrohemi te ajo që duhet të bëjmë dhe jo te ajo që duhet të mendojmë”. /oversport.tv

You may also like