Detyra e brezit tim, Bota Serbe! – Shqip

by admin
Spread the love

Është Serbia ajo që bashkon të gjithë serbët dhe mendon se si do t’u kalohet një vendim serbëve në Kosovë, serbëve në Republika Srpska dhe nëse vëllezërit tanë në Kroaci do të vuajnë apo jo për shkak të diçkaje, si do të shkojnë serbët në Mal të Zi, dhe për cfarë mund t’u ndodhë atyre në Maqedoninë e Veriut, tha ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin.

Në emisionin “Puls” në televizionin BN, Vulin ka ripërsëritur angazhimin dhe besimin e tij në krijimin e një “Bote Serbe”.

“Unë besoj në nevojën për të krijuar një Botë Serbe. Unë besoj në nevojën për të bashkuar të gjithë serbët si një popull i vetëm politik,” tha Vulin, duke shtuar se “bashkimi po krijohet në Serbi, në Beograd.”

“Duhet të dimë se askush nuk na do aq sa ne duam njëri-tjetrin. Besoj se serbët duhet të jenë një popull politik i bashkuar për të vendosur së bashku për çështjet më të rëndësishme kombëtare”, tha Vulin, duke theksuar:

“Serbia është ajo që mbledh të gjithë serbët dhe mendon se si një vendim u kalohet serbëve në Kosovë, serbëve në Republika Srpska dhe nëse vëllezërit tanë në Kroaci do të vuajnë apo jo për shkak të diçkaje, si do të shkojnë serbët në Mal të Zi dhe nëse ndonjë gjë do të ndodhë me ta në Maqedoninë e Veriut”.

Vetëm një politikë e tillë, thotë ai, garanton mbijetesën e popullit serb.

“Krijimi i ‘Botës Serbe’ është detyrë e brezit tim”, shtoi Vulin.

Ai tha se mbron që të gjithë serbët, pavarësisht se ku jetojnë, të kenë nënshtetësi serbe dhe të lejohen të votojnë në Serbi. /tesheshi.com/

 

You may also like