Detaje tronditëse nga vrasja e djaloshit 16 vjeçar në Banjën e Tetovës

by admin
Spread the love

Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka urdhëruar marrjen e video materialeve nga kamerat në rrugën e Banjës së Tetovës për hetimin e mëtejmë të rastit, ndërsa nga familja është marrë vetura e tipit Audi, që drejtohej nga16 vjeçari.

Sipas informatave të televizionit Alsat, e mitura tanimë e arrestuar nga fshati Rogle, fillimisht ka goditur tanimë të ndjerin 16 vjeç me mjet të mprehtë, ndërsa më pas, me disa fasho e ka lidhur për karrigen e makinës. Po ashtu, nga organet e ndjekjes bëhet e ditur se gjatë kryerjes së krimit është përdorur edhe lëndë djegëse me të cilën, autorja ka tentuar që ti vë flakën viktimës. Dhe më pas, viktima është nxjerrë nga makina dhe njëqind metra më poshtë është hedhur në shtratin e lumit Shkumbin. Nga policia e Tetovës dyshojnë për përfshirje të edhe një personi të tretë në ngjarjen makabre të mbrëmshme, për çka edhe hetimet po vazhdojnë. /Alsat.mk

You may also like