Dështon misioni i anijes kozmike ruse “Luna-25”, rrëzohet në Hënë

by admin
Spread the love

Agjencia ruse e hapësirës Roskosmos, ka njoftur se anija kozmike “Luna-25”, pasi u rrotullua në një orbitë të pakontrolluar, u rrëzua në Hënë.

“Sipas rezultateve të një analize paraprake, për shkak të devijimit të parametrave aktual të shtytjes nga ato të llogaritura, anija kozmike “Luna-25” kaloi në një orbitë të paplanifikuar dhe pushoi së ekzistuari, si rezultat i një përplasjeje me sipërfaqen e Hënës”, thuhet në deklaratën e Roskosmos.

Raketa Soyuz me “Luna-25” është lëshuar më 11 gusht nga kozmodromi Vostochny, ndërsa në datën 16 të muajit ka hyrë në orbitën e Hënës.

Anija kozmike ruse ishte planifikuar të ulej në polin jugor të Hënës të hënën për të kërkuar ujë të ngrirë.

Dështimi për këtë mision prestigjioz nënvizon zbehjen e Rusisë si një fuqi hapësinore pas ditëve të lavdisë së konkurrencës së Luftës së Ftohtë, kur Moska ishte e para që lëshoi ​​një satelit në orbitën e Tokës – Sputnik 1 në vitin 1957  dhe kozmonauti sovjetik Yuri Gagarin u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë ​​në vitin 1961.

Rusia nuk kishte tentuar një mision në hapësirë ​​që nga “Luna-24” në 1976, kur Leonid Brezhnev ishte president i Bashkimit Sovjetik. “Luna-25” ishte planifikuar të ulej në polin jugor të Hënës nesër, më 21 gusht, sipas zyrtarëve rusë të hapësirës.

Rusia përballet me konkurrencën nga India, anija kozmike e së cilës, Chandrayaan-3, është planifikuar të ulet në polin jugor të Hënës këtë javë, dhe më gjerësisht nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat të dyja kanë avancuar ambiciet e tyre hapësinore.


Top Channel

You may also like