Dëshmuan mjekët dhe familjarët – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

FAMILJARËT: JEMI OPTIMIST SE DO TË ZBARDHET RASTI

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot u mbajte vazhdimi i seancës gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Në seancën e sotme kanë dëshmuar dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria. Pas përfundimit të seancën, familjarët janë shprehur optimist se, besojnë se rasti do të zbardhet.

“Unë mendoj se do zbardhet me që ka filluar, dëshmitë e dëshmitarëve u dhanë, më 16 shkurt janë të akuzuarit, por besoj se jemi në rrugën e duhur” – tha Mumin Ismaili, familjar.

Mumin Ismaili është njëri ndër familjarët e viktimave, i cili që ka qenë duke u kujdesur për nënën e tij kur ka ndodhur tragjedia. Ai tha sot se, e ka pasur patjetër të qëndrojë me nënën e tij në këtë spital, për shkak të mungesës së kushteve dhe të stafit.

“Ka qenë e ditur se ne familjarët e kemi pasur patjetër që të qëndrojmë te familjarët tonë, sepse nuk ka pasur shërbim. Ekip mjekësor ka pasur tre motra medicinale, ndërsa pacientë në spital ka pasur gjashtë dhoma nga gjashtë krevate, 36 pacientë dhe ata pacientë kanë pasur nevojë çdo minutë, sekondë për ndihmën tonë” – tha Mumin Ismaili, familjar.

Gjykimi për këtë rast ka filluar me 6 shtator ndërsa deri tani janë mbajtur gjashtë seanca, disa prej të cilave janë anuluar. Të akuzuarit për këtë rast janë ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi, përgjegjësi i qendrës për Kovid- Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Të akuzuarit në fillim të seancën theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë për veprën penale me të cilën ngarkohen. Si pasojë e përfshirjes nga zjarri të spitalit modular në Tetovë, që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like