Deschamps rinovon me Francën – Shqip

by admin
Spread the love

Trajneri do të jetë në detyrë deri në Botërorin e 2026

Humbja në finalen e Botërorit me Argjentinën nuk ka ndikuar në planet e Federatës Franceze të Futbollit për të rinovuar me trajnerin Didier Deschamps. Marrëveshja është zgjatur deri në vitin 2026 që përkon me Botërorin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Ai pritet të përfitojë mbi 3 milionë euro në vit së bashku me bonuset. I emëruar në 9 korrik të 2012, Deschamps numëron 139 ndeshje me përfaqësuesen e Francës ku 89 janë fitore, 28 barazime dhe 22 humbje.

Nën drejtimin e tij veçohen fitimi i Kupës së Botës në 2018 dhe Ligës së Kombeve në 2021, pa harruar edhe arritjen në finale në Euro 2016 dhe atë të Botërorit 2022. Në këtë mënyrë shuhen zërat se përfaqësuesen e Francës do ta merrte Zinedine Zidane, një tjetër ish-lojtar i rëndësishëm i historisë së futbollit francez.

Tv Klan

You may also like