Deripaska, “tentakula” deri në Londër: Favoriti i Putinit, lidhje me politikën angleze!

by admin
Spread the love

Një artikull i prestigjiozes britanike The Guardian e përshkruan Oleg Deripaskën si “industrialistin e preferuar të Vladimir Putinit”, me lidhje të forta në establishmentet britanike e ruse.

Emri i Deripaskës ka marrë një kuptim të veçantë këto ditë për publikun shqiptar; ai figuron në aktpadinë e ngritur në Shtetet e Bashkuara ndaj ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, të akuzuar se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Moskës duke punuar pikërisht për këtë oligark rus.

Ndryshe nga mjaft bashkëkombës të tij, Deripaska, thuhet në shkrim, e ka shtrirë influencën e vet në heshtje, duke preferuar të qëndronte larg dritës së projektorëve. Pavarësisht kësaj, 55 vjeçari nuk e shmangu dot vëzhgimin e lëvizjeve të tij dhe lidhjeve politike me Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2008, manjati rus u përfshi në një aferë në një aferë që ekspozoi relatat e tij me dy prej figurave më të fuqishme të politikës moderne britanike: Lordit Mandelson dhe ish kancelarit konservator George Osborne.

Financieri Nathaniel Rothschild i shkroi asokohe Times-it për të thënë se Osborne, ishte takuar me Deripaskën në jahtin e tij në Korfuz. Ideja që qarkullonte ishte oligarku mund të bënte donacione për konservatorët nëpërmjet njërës prej kompanive të tij britanike, duke shmangur keshtu rregullin për ndalimin e financimit të partive politike nga jashtë kufijve.

Osborne e mohoi të kishte kërkuar donacion për partinë e vet, çka do të kishte qene e paligjshme sepse paratë do te vinin nga një shtetas i huaj, por i pranoi takimet me rusin. Edhe kaq mjaftoi që politikani britanik të “kryqëzohej” nga Financial Times, që shkroi se në kohën kur Britania po shkonte drejt recesionit, pushimet falas të Osborne në vilat e financuesve milionerë dhe mbrëmjet e kaluara me oligarkun rus, nuk mund t’i ndihmojnë konservatorët të lidhen me ‘punëtorët’ e thjeshte dhe familjet që luftojnë për të paguar faturat e tyre të përditshme.”

Në 2021-shin megjithatë, ish-kancelari i Mbretërisë së Bashkuar, i veshur tashmë me kostumin e bankierit të investimeve, siguroi një rol këshillues për një kompani të madhe metalesh, të themeluar nga Deripaska.


Top Channel

You may also like