Deri në vitin 2050 të mos ketë më mish në pjatat zvicerane – kërkon Instituti Migros

by admin
Spread the love

Në një dokument të ri pune, Instituti Gottlieb Duttëeiler (GDI) bën thirrje për heqjen graduale të prodhimit konvencional të mishit, në mënyrë që të kundërshtohet ndryshimi i klimës

“Ne nuk mund të përballojmë më konsumin tonë aktual të mishit nëse duam të arrijmë qëllimet tona klimatike”. Kështu shkruan Instituti Gottlieb Duttëeiler (GDI) në një dokument pune të botuar të premten nga Fondacioni Mercator dhe Fondacioni Zviceran Jofitimprurës, informon portali Shtegu.

Në punim, dhjetë grupe hulumtuese zvicerane formulojnë 20 ide kryesore se si Zvicra mund të luftojë ndryshimet klimatike. Së bashku ata deklarojnë: “Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu është reale” dhe “sfida qendrore e kohës sonë”.

GDI kërkon: “Prandaj, tani duhet të zhvillohen skenarë konkretë për një dalje nga prodhimi konvencional i mishit” dhe thekson: “Çështja nuk është nëse, por kur do të dalim nga prodhimi konvencional i mishit”. Sipas GDI, ka mjaft ide sesi kjo dalje mund të ketë sukses.
Përveç ushqimit me bazë bimore dhe zëvendësuesve të mishit, instituti kërkimor liston gjithashtu “bujqësinë qelizore” dhe “fermentimin e saktë”. Këto janë procese me të cilat mishi dhe produktet e tjera shtazore mund të prodhohen artificialisht në laborator.

You may also like