Deri dje thonin që ai paguan para

by admin
Spread the love

Olta Gixhari, aktorja e njohur e cila është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP është pa dyshim një nga personazhet më të komentuar. E veç saj, edhe motra e Oltës, gazetarja e njohur Gerta Gixhari ka qenë shumë aktive së fundmi në media.

Këtë të mërkurë ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Breaking’ në Top News ajo është pyetur nëse nëse bashkëshorti i aktores ka hequr dorë nga loja e saj dhe nuk është duke e mbështetur më,  teksa Gerta ka treguar se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe është thjesht një “trillium” rrjetesh sociale, portalesh dhe fansash.

“Unë nuk e kam parë fare këtë lajm. Deri dje ata thoshin që ai paguan para. Njerëzit shpinik lloj-lloj gjërash. Komentuesit janë të pritur të denigrojnë figurën. Ata futen deri tek anëtarët e familjes dhe për mua kjo gjë nuk është e drejtë.

A thua se po futemi ne në familjet e tyre dhe po u marrim bukën e gojës, megjithatë shqiptarët këta janë dhe do përballemi me komente të tilla.”- tha Gerta Gixhari.

You may also like