Derbi Partizani-Tirana, dalin në shitje biletat për supersfidën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partizani-Tirana është supersfida e javës së 15-të të “Abissnet Superiore” ku e gjithë vëmendja do të jetë te përballja me më shumë rivalitet në Shqipëri. Sfida do të luhet të mërkurën më 21 dhjetor në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Emocionet e këtij takimi do të keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht vetëm në Oversport dhe Tibo që sjell një eksperiencë ndryshe nga stadiumet shqiptare. Ndërkohë që në prag të kësaj sfide janë bërë me dije edhe çmimet e biletave.

Në tribunat qëndrore çmimet variojnë nga 2000 deri në 4000 mijë lekë. Ndërkohë që tribunat pas porte do të kushtojnë 500 lekë. /oversport.tv

You may also like