Derbi lë me pasoja Interin, Lautaro Martinez rrezikon pezullimin  

by admin
Spread the love

Mungesa e Theo Hernandez në sfidën e radhës së Milanit është e sigurt. Ai u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të derbit për një faull të shkaktuar. Megjithatë, lojtar i dënuar nga ai derbi mund të mos jetë vetëm mbrojtësi i Milanit.

Një episod tjetër ka ndodhur pas ndëshkimit me karton të kuq të Hernandez. Ai po merrte kohën e tij për t’u larguar duke zemëruar jo pak lojtarët e Interit. Nga ky episod është zemëruar shumë Lautaro Martinez, duke reaguar menjëherë.

Ajo që e acaroi edhe më shumë argjentinasin ishte një gjest i mbrojtësit kuqezi ndaj tifozëve zikaltër. Për rrjedhojë gjatë momentit që Hernandez po hynte në dhomat e zhveshjet Lautaro shkon drejt tij duke thënë fjalë të ashpra në nerva e sipër.

Episod që u pasua kur ndeshja përfundoi dhe Hernandez hyri sërish në fushë. Aty pati një përballje midis të dy lojtarëve, të cilët u larguan më pas nga shokët e skuadrës. Megjithatë, pamjet filmike i tregojnë gjërat qartë dhe Lautaro Martinez tashmë rrezikon një pezullim për sjelljen e tij. /oversport.tv

You may also like