Derbi i Milanos edhe në merkato, objektivi është mesfushori i Romës

by admin
Spread the love

Derbi nuk do të ketë vetëm për titullin kampion të Serie A, por edhe në merkato. Interi dhe Milani kanë të njëjtin objektiv për mesfushën. Bëhet fjalë për mesfushorin e Romës, Jordan Veretout.

Sipas Tuttosport, largimi i tij nga Roma konsiderohet i sigurt dhe të dyja ekipet nga Milano po luftojnë me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e francezit. Megjithatë, Interi po planifikonë të afrojë Veretout vetëm në rast se dështon pista e Davide Frattesi.

Ky i fundit po kërkohet me ngulm edhe nga Juventusi, ndërkohë që Beppe Marotta është i vëmendshëm edhe ndaj Romës që mund ta rëmbejë mesfushorin duke i surprizuar të gjithë. Nga ana tjetër, me largimin e Kessie, Milani është më i favorizuar për të afruar Veretout pasi e kanë një prej objektivave kryesore të merkatos, ndryshe nga Interi që e ka plan B. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like