Deputetja Adriana Matoshi publikon video duke vallëzuar në mbështetje të profesorit vushtrrias që u sulmua nga bashkëpartiakja e saj

by admin
Spread the love

U bë i njohur në rrjetin social “TikTok” me vallëzimet e tij, profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti.

Ai madje falë këtyre vallëzimeve mori epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”, shkruan “Kosovarja”.

Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci. Por këto video kanë bërë që në adresë të tij të bëhen edhe komente e fyerje të shumta.

Si rrjedhojë e kësaj në mbështetje të profesorit së fundi ka treguar deputetja e Lëvzjes Vetëvendosje dhe aktorja, Adriana Matoshi.

Ajo në rrjetet e saj sociale ka postuar një video ku ka realizuar një video duke kërcyer valle shqiptare bashkangjitur me një mbishkrim për të motivuar profesorin vushtrrias.

Postimi i plotë i deputetes:

Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe.
Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m’shajne, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe.
Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone “qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije”…”ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen”…
Ne fund te dites ti je PROFESOR.
Mos e nal vallzimin per kerkon.
Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n’menyrat e veta. Kerkujt kurgjo t’keqe nuk i ke bo.
Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu.


You may also like