Deputeti i PDK-së tregon se përse dhe kur shteti duhet të hyjë borxh

by admin
Spread the love

Pas raportimeve për rritjen e borxheve të Kosovës në shifra dhe ritme shqetësuese, e për këtë deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka treguar arsyet se përse dhe kur duhet që shteti të marrë borxh.

Ai thotë se në të gjitha shtetet ku qeverisja e mirë është në radhë të parë, nuk egziston precedent që shteti të marrë borxh për të financuar skema sociale.

“Nuk ka praktika të shteteve që kreditë të përdorën për skema sociale , atje ku ka qeverisje të mirë kuptohët”, tha Shala për Gazeta Metro.

Më tutje ai spjegoi se në cilat raste duhet që një shtet të marrë borxh ndërkombëtarë.

“Zakonisht kreditë shtetërore merren për investime kapitale, për projekte zhvillimore infrastrukturore, mjedisore, prodhimtari etj”, tha deputeti i PDK’s.

Më tutje Shala tregoi edhe për pasojat në raste kur shtetet marrin borxhe për të fianancuar skema sociale.

“Kredit që perfundojnë në skema sociale rrisin borxhin shtetërorë dhe nuk kanë produktivitet e as normë kthimi”, tha ai./

You may also like