Deputeti i PD zbuloi marrëveshjen e fshehtë që Rama i ka ofruar PD, Nano i ashpër me Bashën: Ai nuk ka bërë pazare, por ja çfarë e ka fundosur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet e fundit. Teksa ka komentuar lajmin se kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë marrëveshje me kryeministrin Rama për vettingun, Nano tha se mes tyre nuk ka pazare. Sipas tij, Basha ka bërë zgjedhje shumë të gabuara.

Pjesë nga intervista në MCN TV

Duke mbetur tek raportet PD-PS. Mendoni se mund të ketë realisht një kërkesë për Pazar, që demokratët të pranojnë zgjatjen e vetiung në këmbim të ndarjes së re të territorit?

Nano: Nëse do ishte e vërtetë nuk do ishte Pazar, janë llogari politike. Por nuk kam informacion nëse kjo është e vërtetë. Në opinionin tim Basha nuk ka bërë pazare por zgjedhje shumë të gabuara, ka humbur zgjedhjet, është një dështak.

Kujtojmë se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka zbuluar atë që e quan ‘tregti kuajsh’ ose ‘Pazar’ që kryeministri Edi Rama i ofron Partisë Demokratike. Në një status në “Facebook”, Bylykbashi shkruajti pak ditë më parë se Rama i ka ofruar disa bashki në hartë në këmbim të zgjatjes së afatit të anëtarëve të vettingut.

You may also like