Deputeti Dreshaj: Këtë vit nuk ka liberalizim të vizave, shpresojmë vitin tjetër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në
një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se vështirë se Kosova do të marrë
liberalizimin e vizave.

Sipas tij, vështirë mund të pritet që këtë vit qytetarët të lëvizin të
lirë, ndonëse thotë se procedurat administrative mund të përmbyllen.

“Kjo është diçka që duhet të debatohet në nivele më të larta. Mendon
që ka fjalë mjaft nuk është hera e parë që ne na ofrohen vizat në një afat të
caktuar kohor, por unë kam përshtypjen që ky vit do të iluzor që të kemi
aplikim të liberalizimit të vizave”.

“Ndoshta procedurat administrative do të përmbyllen, por liberalizimi është vështirë të pritet. Besoj që viti i ardhshëm do të jetë vit ku qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm”, tha Dreshaj.

You may also like