Depresioni në punë, siptomat dhe çfarë mund të bëjmë për ta menaxhuar?

by admin
Spread the love

Ndërsa një punë mund të mos shkaktojë depresion, mjedisi mund të përkeqësojë simptomat për njerëzit që tashmë jetojnë me depresion.

“Çdo vend pune ose punë mund të jetë një shkak i mundshëm ose një faktor kontribues për depresionin në varësi të nivelit të stresit dhe mbështetjes së disponueshme në vendin e punës,” tha Rashmi Parmar, një psikiatër në Psikiatrinë Komunitare.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një mjedis negativ i punës mund të çojë në:

  1. Shqetësimet e shëndetit mendor dhe fizik
  2. Mungesa të vazhdueshme në ambientin e punës
  3. Produktivitet të ulët
  4. Rritje të përdorimit të substancave

Cilat janë shenjat e depresionit në punë?

Shenjat e depresionit në punë janë të ngjashme me simptomat e përgjithshme të depresionit. Thënë kështu, disa mund të duken më specifike për një mjedis pune.

Disa nga shenjat më të zakonshme të depresionit të punës përfshijnë:

  1. Nivele të rritura të ankthit, veçanërisht kur menaxhoni situata stresuese ose mendoni për punën kur jeni larg punës;
  2. Ndjenjat e përgjithshme të mërzisë për punën tuaj;
  3. Energji e ulët dhe mungesë motivimi për të bërë gjëra, të cilat ndonjëherë mund të shfaqen si mërzi në detyra;
  4. Ndjenja të vazhdueshme ose të zgjatura trishtimi ose humor të ulët;
  5. Humbja e interesit për detyrat në punë, veçanërisht për detyrat që më parë ju dukeshin interesante dhe përmbushëse;
  6. Një rritje ose ulje në peshë ose oreks;
  7. Ankesa fizike si dhimbje koke, lodhje dhe shqetësime në stomak;
  8. Mungesa të shtuara ose ardhje me vonesë dhe largim herët;
  9. Aftësi e dobët vendimmarrëse;
  10. Probleme me gjumin ose gjumin e tepërt (si dremitja gjatë orëve të rregullta të punës)

Çfarë mund të bëni nëse ndiheni në depresion gjatë punës?

Pavarësisht se ku punoni, menaxhimi i simptomave në punë mund të jetë sfidues. Lajmi i mirë është se ka gjëra që mund të bëni kur ndiheni në depresion:

  1. Merrni një pushim 10-minutësh larg nga tavolina ose zyra juaj.
  2. Bëni një pushim dreke dhe dilni jashtë.
  3. Shkoni për një shëtitje të shpejtë gjatë një pushimi.
  4. Praktikoni disa minuta meditimi.
  5. Përfshini ushtrimet e frymëmarrjes së thellë në ditën tuaj.
  6. Thuaj “jo” një gjëje të vogël që ju lejon të përjetoni më pak stres gjatë ditës.

Përshtati në shqip: Egida Delibashi/ Burimi: HealthLine

Artikulli MëparshëmMinistria e Bujqësisë: Konfirmohet gripi i shpendëve në Durrës, Dibër e Korçë, mbi 358 mijë pula të ngordhura

You may also like