Deponia e shetitorja në Dibër ngelën vetëm fjalë në letër, premtimet nuk u realizuan

by admin
Spread the love

Hekuran Duka, kryetari aktual i Dibrës, gjatë fushatës zgjedhore premtoi shumë gjëra për banoret e kësaj komune, e ndër to ishin rikonsturuimi i shetitores së qytetit dhe rregullimi problemit me deponinë ilegale, por që e njejta nuk është realizuar edhe pse ai është në përfundim të mandatit të tij.

Ruzhdi Lata ishte kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet lokale të vitit 2017 për të parin e Dibrës, që edhe i fitoi atë, por që fatkeqësisht ai u nda nga jeta në vitin 2018 duke lënë vakant pozitën e kryetarit në këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet e prakoshme për Dibrën u mbajtën në vitin 2019, ku këtu përsëri fitoi kandidati i BDI-së Hekuran Duka, i cili në atë kohë premtoi shumë investime të cilat do ta ndryshonin pamjen e kësaj komune dhe do ta lehtësonin jetesën e banorëve të saj.

Ky është një nga kandidatët i cili ka premtuar shumë dhe është zotuar se do ti realizoj ato, por që edhe përkundër faktit se ai ka pasur vetëm 2 vite në krye të kësaj komune, por që një gjë e tillë nuk e arsyeton apo shfajson atë, pasi ai në këtë periudhë ka realizuar shumë pak nga ato për të cilën ka marrë besimin e qytetarëve dibran.

Për “sukseset” që ai ka arritur në 2 vjeçarin e parë, Hekuran Duka u shpërblye me kandidaurën për një mandat të ri në krye të Dibrës nën siglën e Bashkimit Demokratik për Integrim, e ndoshta ai do ti përsërisë zotimet e njejta edhe në këto zgjedhje dhe do të kërkojë besimin e qytetarëve të kësaj komune me premtimet që ti realizojë projektet që nuk i ka realizua më herët.

Njëra nga shumë premtimet e tij ishte rregullimi i shtetitores së qytetit, e cila edhe pse ishte ndëruar para disa viteve ishte dëmtuar shumë dhe si rezultat i kësaj ajo kishte nevojë për ndërhyrje urgjente, për të cilën edhe u zotua Hekuran Duka.

Shtetitorja kryesore e Dibrës vazhdon që të jetë në një gjendje të mjerueshme, edhe përkundër premtimit që ai ka bërë për rinovimin dhe rregullimin e saj, e që kjo është një turp për një qytet të till që shetitoren kryesore ta ketë në gjendje të mjerueshme, shkruan Zhurnal.

Hipokrizia shkon deri në atë nivel, sa disa ditë para fillimi të fushatës Hekuran Duka fillon rikonstruimin e shetitores, e kjo është një fyerje dhe tallje me intelegjencën e qytetarëve dibran, pasi kjo nuk po bëhet për asgjë tjetër pos për tu shfrytëzuar si një element për konsum politik apo për të propaganduar se ai po punon për këtë komunë dhe të njejtën ta kshfrytëzojë në zgjedhje.

Dibra për një kohë të gjatë është përballur me problemin e deponisë ilegale, e cila shumë herë nga persona të pa përgjegjshëm është djegur, e kjo ka shkaktuar ndotje të madhe të ajrit nga e cila po vuajn banorët e kësaj komune pasi ajo paraqitet si kërcënim serioz ndaj shendetit e tyre.

Gjatë fushatës për zgjedhej të parakohshme të vitit 2019 Hekuran Duka premtoi dhe u zotua se me marrjen e pushtetit ai do ta zgjidhë këtë problematikë, e këtë gjë qytetarët e kësaj komune e pritën me shumë entuziazëm, pasi deponia ishte “Shpata e Demokleut” që po u qëndronte mbi kokë qytetarëve të Dibrës.

Fatkeqësisht ky ishte vetëm një premtim elektoral dhe asgjë më shumë, pasi që nga ardhja e ti në pushtet, ai nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim edhe përkundër zotimit të ti dhënë fund kësaj deponia e cila po vret njërëz, dhe situata ka mbetur e njejtë si para ardhjes së tij në pushtet, por ndoshta ai realizimin e saj e ka lënë për mandatin e dytë, pasi ndosha nuk ka pasur “kohë” të mjaftueshme për tu marrë më këtë çështje.

Këto janë dy nga premtimet e shumta të pa realizuara nga kryetari aktual i Dibrës dhe kandidati i BDI për një mandat të ri, a meriton që ai përsëri të qeverisë me këtë komunë, kjo është një pyetje që përgjigjen e saj do ta japin qytetarët e saj më 17 tetor.

You may also like