Depay merr vendimin ekstrem, ndëshkimi nga klubi i pashmangshëm

by admin
Spread the love

Memphis Depay edhe më pranë “divorcit” me Barcelonën. Sulmuesi holandez nuk u paraqit në seancën e së mërkurës, duke e habitur stafin teknik.

Zemërimi i Xavi Hernándezit ishte i dukshëm, megjithëse ai u përpoq ta fshihte, duke siguruar në një konferencë shtypi se duhej të fliste me lojtarin për të zgjidhur situatën. Në çdo rast, sulmuesi holandez do të ndëshkohet për sjelljen e tij.

Ajo që duket e qartë është se e ardhmja e Memphis Depay është çdo ditë më larg nga klubi “Blaugrana”. Sulmuesi holandez mund të detyrojë largimin e tij drejt Atléticos së Madridit dhe hapin e parë e ka bërë këtë pasdite, duke mos marrë pjesë në seancën para ndeshjes së Kupës kundër Ceutas.

Megjithatë, Memphis ka zgjedhur rrugën më të keqe. Si fillim, drejtuesit e Barcelonës e kanë bërë shumë të qartë se sulmuesi holandez do të largohet vetëm në rast të një situate të favorshme, qoftë me kompensim financiar, flitet nga 5 deri në 7 milionë euro, qoftë duke u shkëmbyer me sulmuesin belg, Yannick Carrasco.

Në çdo rast, hapi që ka hedhur Memphis është më i rrezikshmi. Me veprime të tilla ai tregon mungesën e profesionalizmit dhe zero përkushtimin ndaj klubit./ Super Sport


Top Channel

You may also like