Denver në Perëndim dhe Boston në Lindje nuk e lëshojnë kreun – Shqip

by admin
Spread the love

Në ndeshjet e kampionatit amerikan të basketbollit NBA, sot janë zhvilluar nëntë takime prej të cilave vendasit kanë shënuar tre fitore kundrejt gjashtë fitoreve për ekipet misafire.

 

Në cilësinë e vendasit sot fitore kanë shënuar Minnesota ndaj Sacramento 117-110, Boston kundër Lakers 125-121 dhe Utah Jazz kundër Dallas 108-100, ndërsa në gjashtë takimet tjera fitore shënuan ekipet mysafire si Houston, Çikago, Clippers, Washington, Phoenix dhe Toronto.

 

Pas ndeshjeve të sotme Perëndimin e kryeson Denver me 34 fitore e 16 humbje para Memphis që ka 31 fitore e 18 disfata. Në Lindje kryeson Boston me 36 fitore e 15 disfata, para Philadelphia që ka 32 fitore e 16 humbje .

Rezultatet e sotme

Detroit – Houston 114 – 117

Orlando – Chicago 109 – 128

Atlanta – LA Clippers 113 – 120

Minnesota – Sacramento 117 – 110

Nju Orleans – Washington 103 – 113

San Antonio – Phoenix 118 – 128

Boston – LA Lakers 125 – 121

Utah Jazz – Dallas 108 – 100

Portland -Toronto 105 – 123

Charlotte – Miami Heat luhet sot në ora 19:00

 

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like