Denver merr kryesimin në Perëndim – Shqip

by admin
Spread the love

Kampionati ameriukan I basketbollit vazdon sip[as itinerarit nga ana e organizatorit dhe me shumë befasi. Kështuqë skuadra e Memphis pas dy humbjeve të njëpasnjëshme nga Denver dhe sot nga Phoenix tani pozicionohet e dyta në renditje në Perëndim

Phoenix në ndeshjen e sotme mundi Memphis me rezultatin 112-110. Më efikas në këtë takim ishte Bridges me 24 pikë e Paul me 20. Ekipi i Lakers korri fitoren e dytë radhazi kësaj radhe në transfert 137 kundër Portland me rezultatin 121-112 dhe vazhdon të shpreson për një vend në Play off. LeBron James me 37 pikë e 11 kërcime dhe Thomas Bryant me 31 pikë e 14 kërcime, bënë diferencën në fushë për Lakers.

Kampioni në fuqi Golden State Warriors vazhdon me paraqitje zhgënjyese , kësaj radhe pësoi në fushën e vet nga Brooklyn Më efikas ishte Irving me 38 pikë për ekipin fitues , ndërsas te vendasit më efikas ishte Curry me 26 pikëi .

Miami, mundi Nju Orleansin 100-96 . Tyler Herro ishte më efika me 26 pikë.

Zhgënjen para tifozëve vendas edhe Dallas u mund nga Clippers 112-98 . Kawhi Leonard realizoi 30 pikë. Befasia e sotme më e madhe është humbja në shtëpi e kryesuesit Denver nga Oklahoma me rezultat 99- 101-99 . Më efikas ishte Alexander Shai me 34 pikë.

Rezultatet e sotme:

Dallas – Clippers, 98-112

Miami – Nju Orleans, 100-96

Toronto – Nju York, 125-116

Denver – Oklahoma, 99-101

Phoenix – Memphis, 112-110

Golden State – Brooklyn, 116-120

Portland – Lakers, 112-121

Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/

You may also like